Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka reaguar në lidhje me samitin që u mbajt në Selanik, ku të ftuar ishin edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Edi Rama.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’ Gjekmarakaj thekson se me kryeministër Ramën në këto 9 vite kanë degraduar marrëdhëniet me Kosovën, ndërsa gjykon edhe gjestin e Vjosa Osmanit.

REAGIMI I GJEKMARKAJT
Prej 9 vitesh që kur Kryeministër është Edi Rama marrëdhëniet me Kosovën po degradojnë. Nuk ka qenë kështu më parë. Mospranimi njerëzor është shndërruar në politik duke dëmtuar interesat kombëtare.
“Ballkani i hapur” së fundmi i vënë në diskutim edhe nga i dërguari special i DASH, Escobar, i gjykuar me skepticizëm edhe nga kancelari gjerman kanë shtuar mosbesimin ndërmjet shqiptarëve andej e këtej. Beogradi fërkon duart. Kjo të kujton frazen e Fishtes në dialogun mes Skenderbeut e Shën Pjetrit : ” Si janë Shqiptaret e mi? !

  • foto galeri

Krejt njashtu siç i lyp armiku!”. Në media po qarkullon një kolazh fotografik i cili ka në qendër vizitën e kancelarit gjerman në Ballkan, që lideret shqiptarë kanë nxjerrë per ti treguar opinionit e gjithkujt tjetër sa urrehen.
Në këtë pike nuk ka më rendësi në gëzohen mbështetësit e njëri-tjetrit kur humbasin gjithë shqiptaret. Edi Rames ke plot për ti thënë, për arrogancën ndaj Kosovës, për “Ballkanin e hapur” që po mbyll shqiptaret, për mënyrën si e qeveris Shqipërinë me dordolecët e tij, po kjo nuk e bën të fisëm gjestin e Vjosës as foton e saj me kurriz ndaj Rames së zymtuar. Ka ndezulluar më të shumë nga armiqtë e Rames, ka gëzuar dhe Serbet e Vuçiçin me të cilin Rama duket sikur i kanë prerë kërthizën njëri-tjetrit por ka mërzitur të gjithë ata shqiptarë që Shqipërinë e Kosovën nuk i duan në hasmeri. Edi Rama është ai që është por kjo foto është e shëmtuar e po kaq shëmti e dëm publikimi i saj. Si kundërshtar i Rames i bie që të ekzaltohem po si shqiptar trishtohem përtej faktit kush mund të jetë në origjinë të fajit! Vjosa do kishte bërë me mirë që të ndërtonte një digë njerzilleku përballë “vërshimit” të inatit personal. Një Presidenteje të Kosovës dhe një Kryeministër të Shqipërisë nuk u lejohet kjo rrëshqitje në banalitet antikombëtar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb