Një gjest i fortë solidariteti është regjistruar gjatë marshimit të protestuesve në rrugët e kryeqytetit.

Ndërsa turma masive po zhvendosej drejt Kryeministrisë, mjaft biznese private përgjatë itinerarit kanë ulur qepenat, duke ndërprerë aktivitetin e tyre në shenjë mbështetjeje për kauzën e qytetarëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pronarët dhe punonjësit e këtyre bizneseve u kanë përcjellë një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë protestuesve: “Jemi me ju!”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb