Në mesin e lumit të njerëzve që kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë është fotografuar duke u valëvitur edhe flamuri gjerman.
Ky simbol, i ngritur lart nga protestuesit krahas flamurit kuqezi, por edhe atij amerikan, vjen si një mesazh i qartë i qytetarëve dhe i diasporës së rikthyer për të kërkuar standarde europiane dhe mbështetje nga partnerët ndërkombëtarë.
Pamja po bën xhiron e rrjetit, duke dëshmuar frymën dhe aspiratat e kësaj proteste masive në kryeqytet.
