Mbahet sot në Tiranë protesta e 112-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej”, me pankarta në duar, përmes të cilave shprehin kundërshtimet e tyre ndaj qeverisë dhe paraqesin kërkesat që kanë ngritur gjatë protestave të njëpasnjëshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në protestën e sotme, një nga çështjet kryesore të ngritura nga qytetarët është ndryshimi i Kodit Zgjedhor.

Tubimi vijon në Tiranë, ndërsa protestuesit kanë përsëritur kërkesat e tyre për ndryshime në sistemin zgjedhor dhe për garantimin e një procesi që, sipas tyre, duhet të jetë më përfaqësues dhe transparent.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb