TIRANE- “Java pa makina”, nismë e Bashkimit Evropian shtrihet në të gjithë botën me moton “Java Evropiane e Qarkullimit”. Gjithcka do te finalizohet me datën 22 shtator me ditën “Në qytet pa makinën time”, e cila ka në fokus reduktimin e përdorimit të makinave private dhe promovimin e alternativave mjedisore në transport.

Kjo nisme ka sensibilizuar edhe punonjësit e bashkisë së Tiranës, që në mënyrën e tyre kanë shprehur këtë solidaritet.

“Ndërtimi” me lule i një biçiklete në një nga fasadat natyrore brenda qytetit e bën publik këtë solidaritet, duke ftuar që kjo nismë të ketë përkrahje masive

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: