Mbrëmjen e djeshme ka qenë një ditë festive dhe emocionuese për familjen e deputetit të Partisë Demokratike, Dashnor Sula, pasi e bija Paola, ka kurorëzuar lidhjen e saj në martesë me Matteo Casanova.

Kjo ceremoni martesore, me rreth 300 persona të ftuar, ka bërë bashkë edhe 30 deputetë të opozitës, mes tyre si Enkelejd Alibeaj, Grida Duma, Agron Gjekmarkaj, Jorida Tabaku, Gazment Bardhi, por edhe Luçiano Boçi dhe Greta Bardeli të grupit të Berishës.

Festa e cila nisi në orën 20:00 të mbrëmjes, ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit, ndërsa siç shihet edhe në foto, Sula duket tejet i emocionuar teksa vallëzon me të bijën.

Fotot e mëposhtme janë publikuar nga kolegu dhe miku i tij Kreshnik Çollaku, teksa shkruan krahas tyre: Rrofsh o Dashi që na mblodhe.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb