Bella Hadid duket sikur ka një partner të ri në jetën e saj, sepse së fundi është parë me një cowboy në Teksas.

Në një video të postuar nga TMZ, të xhiruar në oborret e famshme të “Fort Worth”, duket qartë supermodelja e kapur për dore, duke u puthur dhe përqafuar me Adan Banuelos, një yll i njohur në industrinë e kalërimit.

Të gjithë të pranishmit që ishin në të njëjtin vend të martën, thonë se Bella dhe Adan dukeshin të lumtur në daljen e tyre të pasdites — duke shëtitur nëpër disa dyqane.

Adan nuk është thjesht një trajner me çizme dhe kapelë coëboy. Ai është pjesë e Shoqatës Kombëtare të Kalorësve që nga viti 2017 dhe është vlerësuar si një nga të rinjtë më të talentuar të të gjitha kohërave.

Por edhe Bella ka një dashuri të madhe për kuajt. Ajo është rritur duke kalëruar, por iu desh të bënte pushime të vazhdueshme për shkak të sëmundjes Lyme. Megjithatë, në mars u kthye sërish në konkursin e kalërimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: