SHBA – Dymbëdhjetë foto intime të Marilyn Monroe ku tregojnë yllin e Hollivudit teksa shijon pishinën nudo pritet të shiten në ankand për 35 mijë dollarë.

Në ankandin e kompanisë Heritage Auction veç saj pritet të shiten dhe ato të Beatles, Frank Sinatra me roje, Muhammad Ali në disa foto të tjera të rralla, të cilat të gjitha së bashku pritet të kapin shifrën e 120 mijë dollarëve shkruan Daily Mail.

Fotot, të cilat besohet të jenë bërë pak para vdekjes së saj në gusht të vitit 1962, do të shkojnë nën ankand javën e ardhshme në “Heritage Auctions” në New York.

(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: