Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka zbuluar imazhet se si do të duket sheshi monumental në fund të Bulevardit të Ri, i cili do të jetë një oaz qetësie falë hapësirave çlodhëse. “Ja si do duket sheshi monumental në fund të Bulevardit të Ri. Nga këtu tek Nënë Tereza 4km, shtylla kurrizore e Tiranës moderne”, shkruan Veliaj në postimin e tij në Facebook.

Në pjesën fundore të Bulevardit të ri, do të ndërtohet përgjatë lumit të Tiranës një hapësirë pedonale për qytetarët, si dhe hapësira të posaçme ku qytetarë të mund të kalojnë kohën e tyre me aktivitete të ndryshme socialkulturore. Krijimi i parqeve në të dyja anët e lumit, si edhe i hapësira të tjera çlodhëse, do ta kthejnë sheshin e ri monumental në fund të Bulevardit të Ri, një pikë reference për jetën e përditshme urbane të fëmijëve, të të rriturve dhe të moshuarve.

Në këtë mënyrë, pas sheshit “Nënë Tereza”, bulevardi do të ketë edhe një tjetër mbyllje ceremoniale shumë dinjitoze që do të kulmojë me këtë hapësirë të re të gjelbër të ndërthurur me rrjedhën e Lumit Tirana.
thumbnail_sheshi monumental në fund të Bulevardit të Ri (1)

thumbnail_sheshi monumental në fund të Bulevardit të Ri (2)

thumbnail_sheshi monumental në fund të Bulevardit të Ri (3) (1)

thumbnail_sheshi monumental në fund të Bulevardit të Ri (4)
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: