Analisti Arjan Vasjari tha në emisionin “Real Story”, në News24, se fotot e publikuara nga morgu i Tiranës të viktimave të koronavirusit ishin jo etike.

Sipas Vasjarit, ky ishte një akt që tejkalon çdo limit dhe një skenografi e llahtarshme.

“Nuk arrij të kuptoj se cili ka qenë objektivi i atij që ka nxjerrë ato foto nga morgu. Por cilido qoftë objektivi i tij, them se nuk ka arritur ta realizojë atë, sepse nuk arriti të realizojë një lloj sensibilizimi me to. Nëse ka arritur të arrijë një spekulim politik, as atë nuk e ka arritur. Unë do të thoja qartë, pa asnjë lloj ekuivoku, që nuk duheshin publikuar ato foto, sepse etika e të vdekurit është shumë më e rëndësishme edhe se etika e të gjallit. Cfarë sollën ato foto tragjike, sepse është një skenografi e llahtarshme, nuk do të doja kurrë që të ishte përpjekje për spekulim, sepse nuk besoj se ndonjë forcë politike do të nxirrte ndonjë kapital me ato foto. Në këtë kuptim ai nuk ishte lajm, por një akt që ka tejkaluar cdo limit”, tha Vasjari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb