Shkolla 9-vjeçare në Theth, njësia administrative Shalë, ende nuk është e hapur!

Kështu deklaron deputetja demokrate e Shkodrës Greta bardeli, e cila shkruan në “Facebook” se prindër, nxënës, banorë së bashku me administratorin e njësisë, po ngrenë zërin për këtë fakt!

Ajo kërkon që sa më parë të merren masat për zhvillimin e orëve të mësimit dhe gjendja t’i kthehet normalitetit.

“Fëmijët në këtë zonë nuk mund të jenë njësoj si nxënës të tjerë në qendrën e qarkut Shkodër që kanë filluar mësimin!
Prindër, nxënës, banorë së bashku me administratorin e njësisë, po ngrenë zërin për këtë fakt!
I bashkohem zërit të tyre, me cilësinë e përfaqësueses në Kuvend, që sa më parë të merren masat për zhvillimin e orëve të mësimit dhe gjendja ti kthehet normalitetit! Nxënësit e Thethit kërkojnë arsimim dhe nuk ju duhet asnjë lloj justifikimi i institucioneve! Sa më parë!”, deklaron Bardeli

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb