Ajo që do të shihni në vijim janë fotografitë e realizuara nga Alastair Philip Wiper, në Opko – një port në Korenë e Jugut që prezantojnë ndërtimin e anijes më të madhe në botë, të quajtur Maersk Triple E. Kompania Maersk, në vitin 2011, ka porositur nga Daewoo Shipping ndërtimin e 20 anijeve të tilla transportuese për një shumë prej 3.8 miliardë dollarësh. Anija wTriple E” vjen me gjatësi prej 400 metrash, ndërkaq gjerësia e saj është 59 metra. Ajo është vetëm 3 metra më e gjatë dhe rreth 4 metra më e gjerë sesa paraardhësja e saj, e njohur me kodin “E class”.

anija rekord11

Një ndryshim kaq i vogël duket i parëndësishëm, mirëpo kur ia shtojmë kësaj shpjegimin se kjo anije e ka formën e shkronjës U dhe jo të asaj V, siç e kishte paraardhësja e saj, atëherë nënkuptohet se sasia që mund të bartë ajo është shumë më e madhe  në fakt, 2500 TEU kontinjerë më shumë se sa E class. Përmasat e kësaj anije janë tëpër të mëdha për të kaluar nëpër Kanalin e Suezit, mirëpo ndër të tjera ajo do të shërbejë për transportin e mallrave nga ky kanal drejt Evropës dhe Azisë.

Kompania daneze Maersk ka paralajmëruar përdorimin e këtyre anijeve sidomos për eksporte kineze, që së fundi janë shtuar tejmase. Tregu më i madh i kësaj kompanie janë kompanitë tregtare në Evropë dhe Azi ndërsa zotëron rreth 100 anije që shfrytëzohen vetëm për këtë linjë të transportit tregtar.

anija rekord2anija rekord8anija rekord10anija rekord12anija rekord13anija rekord5anija rekord4anija rekord6anija rekord7anija rekord3

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: