KOLUMBI- Një tragjedi ajrore është regjistruar sot në mesnatë në Kolumbi.

Mësohet se një avion me paragjerë në bord është rrëzuar në Medellin, ndërsa thuhet se 5 persona kanë mbijetuar.

Mediat e huaja pohojnë se në bord kishten dhe futbollist brazilianë, të skuadrës së Chapocoense, të cilët do të luanin në Kolumbi një ndeshje. Të njëjtat burime theksojnë se avioni tip çarter ka rënë në një zonë malore. Gjithashtu, nuk ka një shifër të qartë se sa është numri i viktimave, por thuhet se në bordin e avionit kanë qenë 72 pasagjerë dhe 9 anëtarë të ekipit brazilian të futbollit, që do të luante më 1 dhjetor në finalen e kupës së Amerikës së Jugut.


Ndërkohë, nga hetimet paraprake raportohet se shkak i rrëzimit të aeroplanit ka qenë mungesa e karburantit, duke bërë që të rrëzohej në mesnatë në një zonë malore të qytetit kolumbian Medelin. Sakaq, një version tjetër për shkaqet e kësaj ngjarje mendohet të jetë edhe moti i keq, pasi ka pasur reshje dhe vetëtima.


(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: