SIRI- Franca ka kryer për herë të parë sulmet ajrore kundër militantëve të ISIS në Siri. Franca është koordinuar me partnerët rajonalë për operacionin. Aeroplanët francezë kanë kryer më parë sulme ajrore kundër militantëve të ISIS, por në Irak.

“Vendi ynë në këtë mënyrë konfirmon angazhimin për të luftuar terrorizmin”, ka bërë të ditur presidenca franceze. “Do të sulmojmë sa herë që vendi ynë të jetë në rrezik”, -thuhet më tej në deklaratën e presidencës.

Presidenti Fransua Holond ka bërë të ditur më herët se këtë muaj Franca po përgatitet të dërgojë aeroplanë në Siri, duke nisur me identifikimin e zonave ku duhet sulmuar.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb