Rreth 100 000 shtëpi janë ende pa energji elektrike në Francë, kryesisht në rajonin jugperëndimor të Nouvelle Aquitaine, pas kalimit të stuhisë ”Fabien”.

Kjo stuhi po kalon aktualisht mbi ishullin e Korsikës me erëra të fuqishme dhe shira të furishëm.

Sidoqoftë, stuhia nuk ka shkaktuar deri tani viktima apo dëme të mëdha materiale, sipas bilancit të bërë nga prefekturat respektive.

Në Korsikë, erërat kanë kaluar shpejtësinë 206 kilometra në orë në Capo Sagro, ndërsa në qytetin Ajaccio është mbyllur aeroporti dhe janë ndalur tragetet.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb