Më shumë se 100,000 njerëz kërkuan azil në Francë në 2017, një numër ‘historik’ dhe një rritje prej 17% në krahasim me 2016, sipas Zyrës Franceze të Mbrojtjes së Refugjatëve dhe Personave pa Shtetësi (OFPRA), shkruan France24.

Në një deklaratë të hënën, Drejtori i OFPRA, Pascal Brice tha se shifrat tregojnë se ‘Franca është një nga vendet kryesore për azilkërkuesit në Evropë’ pas Gjermanisë, e cila pritet të ketë rreth 200,000 kërkesa për azil në 2018, megjithatë ai shprehu besimin se situata ishte e menaxhueshme pavarësisht se ‘Franca nuk kishte parë nivele të tilla azilkërkuesish gjatë 40 viteve të fundit’.

“Nuk është një fluks masiv dhe ne jemi në gjendje ta menaxhojmë situatën’ tha Brice për kanalin francez ‘CNEWS’.
tabela-2

azili
Në vendin e parë renditen azilkërkuesit nga Shqipëria, me 7 630 kërkesa për azil në total ( duke përjashtuar të miturit që shoqëronin azilkërkuesit). Franca e konsideron Shqipërinë një ‘vend të sigurtë origjine’ kështu që vetëm 6.5 % e kërkesave për azil u pranuan në 2017.

Azilkërkuesit nga Afganistani u renditen në vend të dytë, me një total prej 5,987 kërkesash për azil, ku 83% e tyre morën statusin e refugjatit, ndërsa azilkërkuesit nga Haiti u renditen në vend të tretë me 4934 kërkesa. Presidenti Francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje që aplikimet për azil të procedohen brenda një periudhe dy mujore. Sipas OFPRA, periudha aktuale e procedimit te kërkesës për azil është 3 muaj.
(a.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb