FRANCË- Ministri i brendshëm francez, ka njoftuar se është arrestuar një person me dyshimin se planifikonte të kryente një sulm ndaj dy kishave në Paris. Sipas ministrit francez, Bernard Cazeneuve, 24-vjeçari i arrestuar ka qenë i njohur për shërbimin e inteligjencës së Francës për dëshirën që t’iu bashkohet xhihadistëve në Siri.

“Disa armë lufte, granate dore, municion, jelekë anti-plumb dhe kompjuterë e pajisje telefonike janë gjetur në shtëpinë dhe makinën e tij”, ka thënë zyrtari francez. Ky arrestim është bërë tre muaj pasi ekstremistët islamik kanë vrarë 17 persona brenda 3 ditësh në një dhunë që përfshiu tërë rajonin e kryeqytetit francez, Paris.

Ministri i brendshëm Francez gjithashtu ka thënë se personi i arrestuar dyshohet se qëndron edhe pas vrasjes së një gruaje në Paris gjatë fundjavës, por nuk ka pranuar të jap detaje për këtë rast.

 

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb