Kylian Mbappe është  shpallur futbollisti më i mirë francez për vitin 2018, sipas revistës “France Football”.

Mbappe  ka lënë pas dy shokët e skuadrës tek kombëtarja, me të cilët u shpall kampion bote, Raphael Varane dhe Antoine Griezmann. Në 2017, lojtari më i mirë francez u shpall mesfushori i Chelsea, N’Golo Kante.

Ky vit ka qenë i shkëlqyer për lojtarin e Paris Saint-Germain, që përveç Botërorit, fitoi gjithashtu kampionatin dhe Kupën e Francës me klubin e tij. Në total, Mbappe ka shënuar 34 gola gjatë gjithë 2018, 25 me PSG dhe 9 me kombëtaren.

Ky është çmimi i dytë që ish-futbollisti i Monaco merr nga “France Football”, pas “Trofeut Kopa”, si lojtari i ri më i mirë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb