Rreth 20 gjeneralë në Francë, që pretendojnë se kaosi në vend është në rritje, kanë paralajmëruar presidentin Emmanuel Macron se duhet ta parandalojë këtë sepse në të kundërtën do të shpërthejë një luftë e brendshme.

Në një letër të publikuar në faqen e ekstremit të djathtë ‘Valeurs Actuelles’, e cila mban nënshkrimin e 20 gjeneralëve, 100 oficerëve dhe të mbi 1.000 ushtarëve, qeverisë i bëhet thirrje të mbrojë patriotizmin.

Gjithashtu në letër pretendohet se Franca ndodhet nën shumë kërcënime dhe se duhet të dënohet shpërbërja e cila kërcënon vendin.

“Me një diskriminim anti-racizmit në territoret e atdheut janë formuar trazira dhe urrejtje mes komuniteteve”, thuhet në letrën ku pretendohet se me termat si “racizëm” dhe “dekolonizim” kërkohet një luftë raciste.

Më tej, mbrohet ideja se ata që përdorin këto terma duan të shikojnë vendin të shpërbërë, duke e larguar Francën nga traditat, duke përçmuar kulturën dhe të kaluarën e saj. Në letër, ndër të tjera, pretendohet se islamizmi dhe periferitë shkaktojnë diskriminim dhe ndarje.

Në letër po ashtu thuhet se autoritetet në protesta i përdorin policët si nën-kontraktorë dhe viktima dhe se njerëzit kërcënojnë policët të cilët zbatojnë vetëm urdhrat e dhënë.

“Rreziqet po rriten, çdo ditë e më shumë po rritet dhuna”, thuhet gjithashtu në letër.

Drejtuesit duhet të eliminojnë këto rreziqe, apelohet në letrën dhe theksohet se, “Tashmë nuk ka mbetur më kohë që kjo të merret dalë ngadalë, përkundrazi këtë kaos që rritet do ta përfundojë nesër lufta e brendshme dhe do të ndodhin mijëra vdekje për të cilët ju do të jeni përgjegjës”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb