FRANCE- Bërtiste Allah u Akbar dhe qëlloi me thikë mbi një hebre ortodoks, i cili po shijonte një kafe në një nga lokalet e qytetit. Sulmi ka ndodhur sot një një rrugë të Strasburgut, qytet në lindje të Francës, siç raportojnë mediat franceze.

Burime pranë sajtit Journal du Dimanche thonë se personi në fjalë vuante nga problemet psikiatrike.

Sipas mediave franceze burri hebre mësohet se është plagosur nga sulmi, ndërsa policia ka arritur të arrestojë agresorin.

Në Strasburg mësohet se jeton një pjesë e konsiderueshme e komunitetit hebre, gati 15 mijë hebrenj francezë, që përbëjnë 15% të popullsisë së qytetit.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa nuk ka dyshime që sulmi mund të jetë akt terrorist.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: