Ka ndodhur një përleshje mes policisë dhe nxënësve të një shkolle të mesme të cilët mbajtën protestë kundër vazhdimit të mësimit pavarësisht koronavirusit të ri (COVID-19) në qytetin Compiegne të Francës.

Nxënësit e shkollës së mesme “Mireille-Grenet” në Compiegne zhvilluan një protestë përreth shkollës.

Protestuesit hodhën lëndë të ndryshme ndaj policisë, dëmtuan dhe thyen xhamat e automjetit të policisë si dhe u vendosën zjarrin koshave të plehrave.

Gjatë protestës bëhet e ditur se mes policisë dhe protestuesve pati përleshje.

Në një deklaratë nga prefektura e Oise, thuhet se në protestë u arrestuan 4 persona si dhe u plagos një person nga ekipi zjarrfikës që mbërriti për të ndërhyrë ndaj zjarrit.

Për shkak të rritjes së shpejtë të rasteve të COVID-19 në të gjithë Francën zbatohet ndalesa e daljes në rrugë. Përveç universiteteve mësimi vazhdon në të gjitha shkollat në vend.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb