Është vendimtare që Europa të marrë përsipër çështjet politike të mesdheut dhe të mbetet përgjegjës i fatit të tij pa ia lënë atë fuqive të tjera, deklaroi sot presidenti francez, Emmanuel Macron, duke iu referuar, pa i cituar, Turqisë dhe Rusisë.

“Zona e Mesdheut do të jetë sfidë e viteve të ardhshme pasi janë të shumtë faktorët e krizave që ndërthuren me të kontestimi i zonave detare, përleshjet midis vendeve bregdetare, destabilizimi i Libisë, migrimet, trafiqet, aksesi në burime”, deklaroi presidenti në një fjalim para forcave të armatosura në prag të festës kombëtare.

“Europa duhet të ripërcaktojë rolin dhe vendin e saj atje, pa naivitet dhe pa vetëkënaqësi”, deklaroi ai duke iu referuar lojës së fuqive të reja.

“Mesdheu nuk mund të ndërtojë një paqe të qëndrueshme pa ne, ne nuk mund të pranojmë që e ardhmja jonë është e ndërtuar nga fuqi të tjera”, theksoi ai.

“Një politikë e vërtetë evropiane për Mesdheun është një domosdoshmëri dhe një emergjencë”, nënvizoi Macron.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb