Tregjet europiane të aksioneve përfunduan sërish nën zero sot, me gjithë shenjat pozitive ekonomike.

Frankfurti regjistroi rënien më të madhe me -0,41%, Milano -0,23%, Londra -0,19%, Parisi me -0,18% dhe Madridi me -0,06%.

“Aksionet përjetuan paqëndrueshmëri të madhe sot. Shqetësimet për shëndetin peshuan mbi seancën e mëngjesit, megjithatë gjendja shpirtërore është përmirësuar nga shpresa e një vaksine kundër COVID-19”, analizoi David Madden i “CMC Market”.

Sipas analistëve, mbi tregjet vazhdojnë të peshojnë faktorë të tjerë paqëndrueshmërie, veçanërisht tensionet gjeopolitike dhe negociatat postBrexit.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb