Kutia e fundit do të vendosë se cili do të jetë kryebashkiaku i Himarës për katër vitet e ardhshme. Teksa Fredi Beleri, kandidati i “Bashkë Fitojmë” është në avantazh me 24 vota përballë Jorgo Goros, mbështetësit e opozitarit kanë nisur festën.

Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Enrik Mehmeti, mbështetësit e Belerit, i cili ndodhet në burg, kanë pritur me entuziazëm avantazhin.

Ndërkohë, ngelet se cili do të jetë rezultati që do të sjellë kutia e fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: