Frikë në ndeshjen mes Portos dhe Moreirenses, e zhvilluar të premten mbrëma në elitën e futbollit portugez. Porto arriti të triumfojë me rezultat 2:1, por vëmendja në fund të takimit u përqendrua te një incident.

Pak para vërshëllimës së fundit, mesfushori danez i Portos, Victor Froholdt, u përplas në një duel me Guilherme Liberaton dhe mori një goditje të fortë në kokë.

20-vjeçari mbeti i shtrirë në fushë dhe humbi ndjenjat, duke shkaktuar panik te futbollistët e të dyja skuadrave. Froholdt ndodhet jashtë rrezikut dhe gjendja e tij është stabile, megjithatë ai do të mbetet nën kujdesin e mjekëve në spital deri të dielën.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb