Deputeti demokrat, Belind Këlliçi shprehet se sjellja e kryeministrit në javët e fundit tregon një destabilizim të fortë politik dhe personal. Në një reagim në rrjetet sociale, Këlliçi ngre pyetjen “Kush e komandon sot Edi Ramën?”, ndërsa e lidh gjendjen e kryeministrit me atë që ai e cilëson si frikë nga humbja e pushtetit dhe përballja me drejtësinë.
Sipas Këlliçit, “sulmet verbale, ofendimet ndaj kundërshtarëve politikë dhe sjelljet e fundit të Ramës janë shenja të një tronditjeje të thellë, të shkaktuar nga aferat korruptive dhe skandalet që, sipas tij, kanë shoqëruar qeverisjen ndër vite”. Ai shprehet se “kryeministri po përjeton momentet e fundit të karrierës së tij politike dhe se kjo reflektohet në çdo dalje publike të tij”.
Reagimi
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
Mënyra se si Edi Rama po përjeton fundin e tij politik, tregon shumë se çfarë ka bërë me pushtetin, si e ka administruar dhe dëshmon se sa e ka merituar ai besimin që i kanë dhënë qytetarët në gjithë këto vite.
Ka shumë dramë në sjelljet e Edi Ramës, ka impulse dhe irracionalitet çka e bëjnë të kryejë gjeste që sigurisht nuk i bën një njeri normal serioz, jo më një Kryeministër.
Aktet lunatike, sharjet, ofendimet, goditjet e kundërshtarëve e armiqve që kanë vërshuar nga gjithë anët, tregojnë se tronditja është shumë e madhe!
Tronditja lidhjet drejtpërdrejt me atë që ka bërë. Jo vetëm ai, po çdokush e di se çfarë Edi Rama ka bërë. Aferat financiare, korrupsioni, abuzimi, shkelja, përfitimi, përvetësimi, janë arsyet e destabilizimit të tij.
Fundi i tij politik në këtë rast është i barabatë dhe me fundin njerëzor, pasi e ardhmja pas ikjes së pushtetit është dhimbja e madhe që quhet drejtësi dhe vetmia e izolimi që quhet burg.
Ndaj nuk ka shumë politikë në aktivitetin e Ramës dhe analizën e ditëve të tij të fundit më mirë mund ta bëjnë psikologët.
Sa herë ta shihni të imitojë, të bëjë si balerinë, sa herë ta shihni të ulërasë, të shajë e linçojë në publik, kujtoni kush e komandon sot Edi Ramën.
Frika për atë që ka bërë dhe ndëshkimi i shpejtë që e pret!
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "
Balkanweb" mjafton të klikoni:
Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb