Frikë për Leo Messi-n. Në sfidën e fundit në MLS, në takimin Inter Miami-Philadelfia Union, Messi doli nga fusha i dëmtuar për shkak të një problemi në këmbën e majtë. Në minutën e 73-të, Messi u ul në tokë, duke prekur këmbën. Pas këtij momenti, legjenda argjentinase kërkoi zëvendësimin duke u larguar nga fusha e lojës në minutën e 73-të. Messi nuk preferoi të qëndroj në stol, por u largua menjëherë drejt dhomës së zhveshjes.

Për momentin, është e paqartë shkalla e dëmtimit, por nuk parashikohet një dëmtim i rendë për të vënë në rrezik prezencën e tij në Botëror.

Në radhët e Argjentinës kryqëzojnë gishtat, që ky dëmtim të kalojë shpejt, në mënyrë që kapiteni të udhëheq ekipin përfaqësues në këtë Botëror të fundit për të.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb