Serie A mëson gjithnjë e më shumë shqip, kjo fal talenteve kuqezi që po lënë gjurmë në futbollin italian. I fundit që dhuroi spektakël ishte Marvin Çuni, me sulmuesi kuqezi që realizoi golin e tij të parë, këtë e bëri me një veprim fantastik që po bën xhiron në rrjet, një gol për katalog. Jo vetëm Çuni, Frosinone ka formuar një dyshe që flet shqip, pasi protagonist absolut ishte dhe Arijon Ibrahimovic, sulmuesi me pasaportë gjermane, por me origjinë nga Prizreni. Dyshja Çuni-Ibrahimovic udhëhoqën Frosinonen në sfidën kundër dy shqiptarëve të tjerë Berisha-Ismajli.

Marvin Çuni lëshoi sinjalin e parë që në minutën e 20-të duke kaluar Frosinonen në avantazh, por për fat të keq VAR anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Me fillimin e pjesës së dytë, Ibrahimovic shërbeu në zonë, aty ku Çuni fitoi duelin në zonë me Ismajlin dhe me thembër mposhti Berishën duke kaluar Frosinonen në avantazh. Në të 74-tën, ishte Ibrahimovic që me një goditje plot klas mposhti sërish Berishën duke dyfishuar shifrat. Empoli u rikthye në lojë në minutën e 86-të ku Caputo me kokë ngushtoi shifrat në 2-1. Caputo për pak i prishi festën Çunit me shokë teksa një minutë më pas realizoi sërish, por VAR e anuloi për pozicion jashtë loje.

Cuni Ismajli
Cuni Ismajli

Në fund, Çuni përqafohet me Ismajlin dhe feston golin e tij të parë në Serie A.

Titullar zbriti për Sassuolon edhe fantazisti kuqezi Nedim Bajrami, por kjo nuk ishte sfida e tij më e mirë teksa u zëvendësua menjëherë me fillimin e pjesës së dytë. Torino doli me tre pikë pas suksesit 2-1.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb