SHBA

Rikthehen Elsa dhe Anna. Të gjithë i kujtojnë motrat e famshme të filmit të animuar “Frozen “, film i cili bëri për vete jo vetëm fëmijët por edhe të rriturit. Më 22 nëntor në të gjitha kinematë botërore rikthehet “Frozen 2” me aventurat e reja të tyre.

Kujtojmë që filmi i animuar, i cili u shfaq për herë të parë në vitin 2014 pati një sukses të jashtëzakonshëm dhe arriti të arkëtojë mbi 1,3 miliardë dollarë.

Në vitin 2014, në ndarjen e çmimeve Oscar “Frozen” u shpall si filmi më i mirë i animuar duke rrëmbyer dy statuja të arta. Gjithashtu kënga shumë e suksesshme ‘Let it Go’ e performuar në film nga Idina Menzel është shpërblyer si kënga më e mirë. “Frozen” zyrtarisht u shpall dhe filmi vizatimor më i suksesshëm i të gjitha kohërave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb