TIRANE- Për të tretën ditë radhazi FRPD dhe LRI po zhvillojnë një protestë para Ministrisë së Brendshme, ku prej kohësh ministri Xhafaj është në shënjestër të akuzave.

Mësohet se të rinjtë nisën protestën rreth orës 18:00 poshtë zyrës së Xhafajt, duke i kërkuar sërish dorëheqjen.

Në mënyrë simbolike të rinjtë vendosën përpara ministrisë një ekspozite me “meme” të bëra nga të rinj të pa angazhuar politikisht, foto që qarkullojnë në rrjete të ndryshme sociale.

“Kuksianet janë ende ne burg’, ‘Tahiri i lirë e Xhafa ministër’. ‘Për 3 mijë lekë faturë energjie të pa paguar kryefamiljarët janë shtyrë drejt vetëvrasjes ndërsa Fatmir Xhafa është ministër dhe pse ka fshehur nga drejtësia të vëllain të dënuar për trafik droge, edhe perse ai është subjekt i ligjit Antimafia për shkak të dënimit me 7 vite burg për trafik droge në Itali të vëllait të tij”, këto kanë qenë disa nga “meme”-t e përdorura.

Pak kohë më parë PD publikoi një audio-përgjim që implikonte vëllain e ministrit Xhafajt, Agron Xhafaj, ku ky i fundit pretendohet se flet më trafikantë droge. Kaq mjaftoi që prej kohësh të Xhafajt të vihej në shënjestër të sulmeve, pasi akuzohet se ai mbronte vëllain e tij.
0b1c5547-92e1-437c-9dcb-4eb328ebfa8a

3dd4dc6e-a9ef-45f1-81f5-6795a28b56da

6eed8c6c-fd3b-40c9-a7ca-8ff0cae8d617

7eb7197a-82e5-4690-84a5-744ae8bd4736

8aa96b1c-6a93-4ec5-aa7d-392c4a391d23

8e198ec4-ae58-4130-8f95-c2d0664803e2

14db4d14-156a-419c-a71b-2aae18ff3224

762b4eb7-ce49-45ec-9b2f-64528315bf06

940c0b99-f628-43e2-90a6-34ffa560f528

1830d9d7-387e-47db-8426-43b138047609

af790f0e-e851-4a06-aefd-afc12bdfe79b (1)

b9b66705-74c5-4098-93e0-42556cdfb21a

b54c1ad0-de97-47ae-8f96-7024321b054b

c8af8856-579a-4069-9627-9c678f7746c8 (1)

caf39676-cb22-4c79-a43c-9a6571c190c2
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: