Recete nga znj Eneida
Përbërësit

1.5 filxhanë çaji me susam
1 grusht lajthi të copëzuara
1 grusht bajame të copëzuara
3/4 filxhan mjaltë
Pak lëkurë portokalli

Si fillim pjekim susamin me bajamet. Lajthitë janë të pjekura vet. Më pas hedhim mjaltin në tenxhere bashkë me lekurën e portokallit dhe në momentin që zien, e lëmë 3-4 minuta. Shtojmë gjithë farat, e trazojmë dhe e shtrojmë në një letër kuzhine të cilën e kemi lyer me vaj ulliri përpara. Lyejmë dhe një letër tjeter me vaj dhe ia vendosim brumit lart. Me okllai e hapim dhe e bejmë fetën e hollë por mund ta lëmë dhe më të trashë. Sa është e ngrohtë e presim në kubikë, por ju mund ta prisni sipas dëshirës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb