Zjarri në fshatin Skuraj në Kurbin vijon të mbetet aktiv prej ditësh.

Për pasojë raportohet se dëmet janë të konsiderueshme. Sakaq mjetet zjarrfikëse e kanë të vështirë të ndërhyjnë pasi terreni është malor.

Banorët prej ditësh kanë apeluar që institucionet të marrin masa. Ndërkohë e gjithë zona e Malësisë është e mbuluar nga tymi. Ndërkaq kërkohet ndërhyrja nga ajri për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: