Policia e Sarandës ka vënë në pranga shtetasin Petro Doda, 50 vjeç, nën akuzën për fshehje dhe mos deklarim të pasurisë.

Petro Doda allias Petrit Bardhi ka qenë në detyrë si ish-Kryetar i Komunës Kacinar.

50-vjeçari ishte dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, nga Gjykata e Apelit Shkodër.

Njoftimi:

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore u bë kapja e shtetasit Petro Doda, 50 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Lezhë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb