Ndryshe nga një javë më parë, garat për Kategorisë Superiore nuk do të zhvillohen ditën e shtunë, por të dielën. Këtë vendim e ka marrë ditën e djeshme Federata Shqiptare e Futbollit, e cila ka kërkuar që të ndajë ndeshjet e Kategorisë së Parë nga ato të Superligës, për të pasur më në kontroll aktivitetin.

Siç dihet, në Kategorinë e Parë do të luhen dy ndeshje shumë të forta, Lushnja-Bylis dhe Tërbuni-Besëlidhja, fituesit e të cilave do të ngjiten në superiore vitin e ardhshëm dhe paraqesin shumë interes për tifozët e këtyre qyteteve.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb