TIRANË

Në bashkëbisedimin me gazetarët, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi komentoi debatin mes Presidenti Meta dhe kryeministrit Rama. Kryemadhi tha se sulmet e Ramës ndaj kreut të shtetit, tregojnë friken e panikun e këtij të fundit.

“Debati mes Presidentit e kryeministrit në ikje është në këndvështrimin tim për sa i njoh në PS apo edhe në elektoratin e majtë, angazhimi i Ramës me aq devotshmëri nuk tregon gjë tjetër vec frikë e panik të tij.

Sot prekja e kushtetutës dhe mosfunksionimi i reformës në drejtësi, është më e rëndë. Ajo që dua të theksoj është se sulmet e Ramës për Metën, janë një ftesë për të hyrë e për të bërë pazar për kokën e tij. Por, sot largimi i vëmendjes është nga problemet kryesore. Largimi i vëmendjes tregon jo vetëm mungesën e alternativës, por edhe të hapsirave që do ketë në të ardhmen.” u shpreh Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: