Dy skuadrat kryesuese në dy konferencat e NBA janë rikthyer te fitorja kur mbeten edhe 10 ndeshje deri në përfundimin e sezonit të rregullt. Denver mundi 108-102 Brooklyn Nets në transfertë, duke mbrojtur kreun në Perëndim. Porter ralizoi 28 pikë e Murray 25, por protagonist ishte sërish Jokic me një “triple double”, 22 pikë, 17 rebound dhe 10 asist.

Po në këtë konferencë te fitorja rikthehet edhe ekipi i Los Angeles Lakers, që falë 35 pikëve të Reaves, mundi 111-105 New Orleans. Vahzdon të mungojë LeBron James i dëmtuar. Edhe ekipi tjetër kalifornian mori fitore. Clippers mundën 117- 102 Blazers, ndeshje ku për miqtë shkëlqeu George me 29 pikë.

Në Lindje, skuadra e Milwaukee konsolidon pozitat në krye të renditjes pas fitores 118-111 ndaj Torontos. Për Bucks u dalluan Lopez me 26 pikë e Antetokounmpo me një “triple double”, 22 pikë, 13 rebound dhe 10 asist. Ndërsa Miami Heat, falë 26 pikëve të Butler, mundi 112-100 Detroit Pistons. Ekipi nga Florida ngjitet në vendin e shtatë, vetëm 1 pozicion larg zonës play-off.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb