TIRANE- Ish deputeti dhe ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka zgjedhur të kalojë këtë fundjavë larg zhurmave dhe smogut të qyteteve të mëdha. Ish ministri është shfaqur si asnjëherë më parë me rroba ushtarake, me shkop në dorë si dhe me mjekër në majën e Kendrevicës.

“Maja e Kendrevicës – 2122 m. Përshëndetje nga çatia e Labërisë”, shkruan Tahiri në Facebook.

Por kjo nuk ishte foto e vetme e publikuar nga Tahiri, pasi ai ka bërë një vizitë edhe tek çobani më i vjetër në fshatin Nivicë.

“Stani i Memos, çobani më i vjetër në Nivicë”- ka shkruar Tahiri në një fotot të publikuar në Instastory.

Kujtojmë se ish ministri i akuzuar nga PD për lidhje me Habilajt ende nuk ka mbyllur hesapet me drejtësinë, që siç e quan vetë ai është një luftë për të vërtetën.

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të kërkojë për herë të dytë kohë për të mbledhur prova kundër tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: