Një anije mallrash është fundosur në brigjet e Turqisë mëngjesin e sotëm.

Mediat e huaja shkruajnë se nëntë anëtarë të ekuipazhit janë shpallur të zhdukur, ndërsa pesë prej tyre janë shpëtuar në ujërat pranë Kamlucës në Antalia të Turqisë.

Për shpëtimin e tyre janë dërguar disa varka dhe helikopterë, ndërsa shkaku i fundosjes nuk është bërë ende i qartë.

Mësohet se anija ishte nisur nga porti turk i Iskenderun drejt Ukrainës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb