Të paktën 17 kanë humbur jetën, pasi një anije mallrash është fundosur pranë Madagaskarit. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm dhe hetimet po vazhdojnë për të gjetur 60 të tjerë të zhdukur, thonë autoritetet lokale të portit.

Anija mbante 130 persona dhe 45 janë shpëtuar deri më tani, sipas kapiten Jean-Edmond Randrianandenaine, drejtor i përgjithshëm i Shërbimeve Detare dhe Lumenjve (APMF). “Për të tjerët po vazhdojnë hetimet”, shtoi ai.

Anija nuk lejohej të mbante pasagjerë, por ata hipën dhe u nisën nga Adana.

Bëhet fjalë për një anije mallrash prej druri, e cila kishte destinacion Soaneirana-Ivongo, rreth 100 km në jug. Një zëdhënës i APMF në qytet tha se fillimisht anija shfaqi problem me motorin.

“Ajo mbeti e bllokuar nga dallgët dhe më pas u përplas me një shkëmb”, shpjegoi Adrian Fabrice Ratsimbazafi.

Një ekip efektivësh policie kanë shkuar në vendngjarje dhe autoritetet kanë nisur tashmë hetimin penal për aksidentin. Shumë vendas janë përfshirë në kërkimin e trupave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: