Pasi kandidati për deputet i PD-së në Berat, Tomor Alizoti, bllokoi sot një furg me produkte ushqimore, me pretendimin se do të shpërndaheshin nga PS për fushatë elektorale, vjen një reagim nga Bashkia e këtij qyteti.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, bashkia thekson e ato mallra që më herët ishin mbledhur për familjet e prekura nga pandemia, do të transferoheshin në magazinat e Drejtorisë Arsimore.

Sipas Bashkisë, organet ligj-zbatuese duhen të ndjekin të gjitha hapat ligjore dhe të garantojnë bashkëpunimin dhe transparencën maksimale në sqarimin e çdo.

REAGIMI I BASHKISË
Bashkia Berat gjatë periudhës së pandemisë ka organizuar në ambientet e sallës së konferencave, mallra të ndryshëm për ndihmë ndaj familjeve të prekura nga pandemia.
Si rrjedhojë e kërkesës së strukturave të Bashkisë Berat për të organizuar aktivitete me grupet e interesit duke respektuar masat anti COVID, ka lindur nevoja e transferimit të bazës materiale nga salla e konferencave në magazinat e Drejtorisë Arsimore.
Strukturat e autorizuara kanë filluar zhvendosjen e këtyre materialeve në magazinat e përcaktuara.
Çdo tentative për të penguar funksionet e Bashkisë Berat tregon qartazi dëshpërimin e subjekteve politike të caktuara që kërkoj me çdo kusht të tensionojnë situatën dhe të njollosin qetësinë e zhvillimit të fushatës zgjedhore në qytetin e Beratit. Organet ligj-zbatuese duhen të ndjekin të gjitha hapat ligjore dhe ne garantojmë bashkëpunimin dhe transprencën maksimale në sqarimin e çdo akuze të motivuar nga verbëria politike.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb