Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Memëlishti” pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet E. D., 26 vjeç, banues në Tiranë. Ky i fundit u kap teksa po transportonte 24 shtetas të huaj, (nga vendet e Lindjes së Mesme) me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Shtetasi i mësipërm u kap nga patrulla e Policisë Rrugore dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”, në fshatin Memëlisht, duke transportuar me mjetin tip furgon, në drejtim të qytetit të Tiranës, klandestinët. Nga ana e Policisë, po punohet për vënien përpara përgjegjësisë ligjore edhe për bashkëpunëtorë të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: