Procesi i përgatitjes së fushës së re të stadiumit “Air Albania” po vijon me ritme të mira, teksa impianti po i afrohet fazës finale të projektit.

Pas mbjelljes së barit natyral, specialistët po vijojnë punën e përditshme për zhvillimin dhe konsolidimin e sipërfaqes së lojës. Procesi përfshin kositjen dhe mbledhjen e barit, ujitjen, mirëmbajtjen dhe monitorimin e vazhdueshëm të fushës, në mënyrë që ajo të arrijë parametrat optimalë.

Paralelisht, vijon edhe procesi i ndriçimit me llampa speciale për rritjen dhe zhvillimin e barit, një element i rëndësishëm për garantimin e kushteve optimale të fushës.

Punimet dhe mirëmbajtja do të vijojnë edhe gjatë javëve në vazhdim, ndërsa “Air Albania” synohet të jetë plotësisht gati gjatë muajit shtator.

Fusha e re është një tjetër investim i rëndësishëm i Federatës Shqiptare të Futbollit në funksion të modernizimit të infrastrukturës dhe përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21 2027.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb