Drejtuesi i LSI-së në Qarkun e Beratit, Ardit Çela deklaroi në fushatën e LSI në Tiranë, se më 25 prill Shqipëria do të shkëputet nga keqqeverisja dhe korrupsioni i Rilinjdes.

“Miq të dashur, anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së. Vij sot këtu përpara jush për t’iu përcjellë me shumë dashuri, përshëndetjet më të ngrohta nga qarku i Beratit. Vij sot këtu përpara jush, për të përfaqësuar me shumë përgjegjësi, ato mijëra zemra të LSI-së në Berat, në Skrapar, në Kuçovë, në Poliçan, në Dimal dhe për të përcjellë mesazhin e fitores së madhe, mesazhin e përmbysjes së madhe, mesazhin e ndryshimit të madh, mesazhin e fitores së LSI-së në çdo qendër votimi, në çdo cep të qarkut të Beratit dhe të Shqipërisë.

Miq të dashur, unë vij sot këtu me lajme të mira. Të rejat dhe të rinjtë e Beratit e kanë vendosur, të rejat dhe të rinjtë e Kuçovës dhe të Dimalit e kanë marrë vendimin e tyre. Të rejat dhe të rinjtë e Skraparit dhe të Poliçanit e kanë bërë zgjedhjen e tyre, të rejat dhe të rinjtë e qarkut të Beratit do të votojnë LSI-në dhe do ta dërrmojë Rilindjen në çdo qendër votimi.

Miq të dashur, qarku i Beratit do të votojë hapjen e vendeve të reja të punës. Qarku i Beratit do të votojë zhvillimin e turizmit, do të votojë mbështetjen e bujqësisë. Qarku i Beratit do të votojë numrin 6, LSI-në dhe programin e saj. Më 25 prill, Berati dhe e gjithë Shqipëria do të shkëputen njëherë e përgjithmonë nga e shkuara.

Më 25 prill, Berati dhe e gjithë Shqipëria do të shkëputen njëherë e përgjithmonë nga të gjitha ata që i shkatërruan familjet shqiptare. Më 25 prill Berati dhe e gjithë Shqipëria, do të shkëputen nga ata që përzunë një popull të tërë dhe e kthyen në emigrantë dhe azilantë rrugëve të Europës. Më 25 prill qarku i Beratit dhe e gjithë Shqipëria do të votojë LSI-në. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët. Fitore, fitore, fitore!” – u shpreh Çela

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb