Kreu i PD, Lulzim Basha është nisur për në qytetin e Kavajës ku do të takojë disa qytetarë dhe biznese teksa fushata elektorale ka filluar tashmë.

Basha ka ngecur me makinë për një moment tek Unaza e Re, teksa më pas thotë se ka dalë në autostradë siç do të dalë më 25 prill PD me Shqipërinë.

Më tej ai thotë se e vetmja shpresë për Shqipërinë është largimi i Ramës për t’i dhënë fund dështimeve më 25 prill.

”Nuk besoj se ka ngelur shqiptar që nuk e njeh këtë bllokim konstant trafiku. Ka ngecur Shqipëria këto 8 vite. 20 bilion euro kilometri. Nëse ka ngelur ky vend, është prej Ramës dhe një grup njerëzish.Më në fund kemi dalë në autostradë, dhe kështu do të dalim edhe më 25 prill.

Nëj qeveri e korruptuar, dhe ndryshe nga çdo vend tjetër i rajonit Shqipëria ka një ekonomi të shkatërruar.

Papunësia ka pllakosur kudo, e vetmja shpresë është largimi i Ramës. Do i japim fund dështimeve më 25 prill. Ditë ndryshimi me votë. Tani po shkoj në Kavajë, bashkë me Grida Dumën.”- tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb