Në çeljen e fushatës së përvitshme “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ndriçoi portokolli, për të rritur ndërgjegjësimin për eleminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në hapje të fushatës tha se pavarësisht situatës së vështirë, nuk është lënë asnjë grua dhe vajzë pas dhe i bëri thirrje grave dhe vajzave të ngrenë zërin për t’i dhënë fund dhunës në familje.

“Duhet t’I japim fund kësaj pandemie hije që duhet eleminuar një orë e më parë. Cdo grua të shpëtojmë nga kthetrat e dhunës, është një rast suksesi për të cilën mund të themi: Ja dolëm”, tha Manastirliu.

Duke folur për mbështetjen e grave dhe grupeve vulnerabël gjatë epidemisë, Manastirliu u shpreh:

“Edhe pse në kohë tejet të vështirë, ja dolëm të dyfishojmë pagesën e ndihmës ekonomike për gratë viktima të dhunës në familje të pajisura me Urdhër Mbrojtje nga Gjykata, gratë kryefamiljare dhe gratë në skemën e ndihmës ekonomike, që ishin ndër grupet e para të përfshira në paketën e masave ekonomike të përgatitur nga qeveria në kohën e pandemisë. Me buxhetin e vitit 2021 do të vijojmë mbështetjen për këto kategori”, tha Manastirliu.

Duke u ndalur tek ndryshimet ligjore në mbrojtje të grave dhe vajzave, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh: “Kemi bërë ndryshime të rëndësishme ligjore në ligjin për “Masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, i cili siguron largimin e menjëhershëm të dhunuesit nga banesa duke rritur më shumë sigurinë për jetën, për gratë viktima të dhunës në familje”, tha Manastirliu.

Duke i’u referuar motos së fushatës për këtë vit “dëgjo; beso; mbështet”, Manastirliu tha se duhet ë bashkojmë zërin në mbështetje të grave dhe vajzave për të krijuar një mjedis pa dhunë.

“Dëgjo! Beso! Mbështet! Tingëllon shumë aktuale në këto kohë pandemie. E themi shpesh për bluzat e Bardha, heronjtë e vërtetë në këtë luftë, por sot në këtë ditë të çeljes së fushatës kundër dhunës ndaj grave, duhet të bashkojmë zërin e tu japim zë të gjitha atyre grave që nuk e gjejnë forcën të denoncojnë dhunën, ti dëgjojmë, ti besojmë, t’i mbëshetim, për t’i kthyer dinjitetin, lirinë, jetën që çdo grua meriton, në një mjedis pa dhunë”, tha Manastirliu.

Në ceremoninë simbolike të nisjes së fushatës kundër dhunës ndaj grave morën pjesë edhe koordinatorja e përhershme Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, znj. Fiona McCluney dhe ambasadorja e Suedisë në Shqipërisë znj. Elsa Hastad.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: