Të butë, të mëndafshtë, të këndshëm. Le t’u japim mirëseardhjen veshjeve më të dashura të këtij dimri: fustanet velur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pavarësisht nëse do të ishte i gjatë apo i shkurtër, apo në gjatësi të mesme, me një fustan të tillë do të jeni ‘mbretëresha e mbrëmjes’.

Një fustan velur i zi është gjithmonë i bukur dhe me të s’do të gaboni kurrë. E njëjta gjë vlen edhe për ngjyrat e tjera të vjeshtës: kafe, jeshile e errët, gri dhe bordo.
Për ato më romantiket edhe ngjyra rozë pudër dhe e kaltër dhurojnë një pamje të paharrueshme.

Në këtë prag festash ku fustan është zgjidhja e duhur si për një drekë ku mund të zgjidhni një model komod po ashtu dhe për darkë ku mund të zgjidhni një model më ekstravagant dhe me ngjyrë të ndezur.

Shfletoni galerinë me disa modele nga fustanet velur më të bukur për këtë vit për tu frymëzuar për natën e ndërrimit të viteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: