Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me vendimin e djeshëm të gjykatës për të ndryshuar masën e sigurisë për ish deputetin e PS Alqi Bllako.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta u shpreh se një vendim i tillë është marrë me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Postimi i plotë:

Lirimi i djeshëm i Alqi Bllakos është një goditje fatale për sistemin e drejtësisë. Është një ekzekutim moral i saj i bërë me urdhër të Edi Ramës, ashtu siç bën me amnistitë e tërthorta me oligarkët dhe ndërkohë fut në burg 82-vjeçaren nga Narta e Vlorës për kotecin pa leje.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb