Mali i Zi është vendi i dytë i rajonit që rikthen futbollin në fushën lojës. Dy kategoritë e para rinisin këtë fundjavë pas ndërprerjes së gjatë për shkak të Coronavirus. Qeveria në vend i ka dhënë dritën jeshile rikthimit të kampionatit, madje edhe spektatorëve në stadium.

Buducnost Podgorica
Buducnost Podgorica

Sigurisht, duke respektuar masat e sigurisë dhe protokollin sanitar numri i tyre në tribunë do të jetë i reduktuar. Kategoria e Parë e futbollit në Malin e Zi kryesohet nga Buducnost, ndërsa deri në fund të sezonit mbeten edhe 13 javë. Prej ditësh në Malin e Zi nuk shënohen raste pozitive, nuk ka të vdekur dhe as të prekur nga Coronavirus. Ndërkohë, nga dita e sotme në fushë kthehet edhe futbolli në Serbi.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb