Manchester City mund të humbasë një nga lojtarët e tyre më të mirë në fund të këtij sezoni. Sipas Daily Mirror, në fakt, në qershor shanset për lamtumirën e Bernardo Silvës, një lojtar që ka qenë gjithmonë në qendër të projektit të Pep Guardiolës, janë gjithnjë e më të mëdha.

Vitin e kaluar pati tentativa nga disa klube të mëdha evropiane për të dhe kjo verë duket se është e duhura për të ndërruar. Sipas mediave, Bernardo tani ka vendosur t’i japë fund përvojës së tij në Angli, duke vendosur kështu që të ndërrojë ambient.

Mesfushori dëshiron Barcelonën, por  Blaugranët janë ende duke luftuar me problemet financiare të viteve të fundit, kështuqë do të duhet të shesin disa lojtarë në skuadër për të finalizuar operacionin. Bernardo Silva numëron gjithsej 42 ndeshje në të gjitha garat, ku ka realizuar 11 gola dhe ka dhuruar 5 asiste.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb