Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se gjatë seancës për pajisjen me urdhër mbrojtje të bashkëshortes, ka fyer gjyqtarin e çështjes. Kjo ndodhi në Gjykatën e Korçës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet K. Dh., i cili akuzohet se ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes me inicialet S. Dh., 37 vjeçe, banuese në fshatin Bulgarec.

40-vjeçari akuzohet se ka fyer gjyqtarin e çështjes me inicialet A. L., si edhe ka kanosur me fjalë 37-vjeçaren dhe rojen e sigurisë së Gjykatës, shtetasin I. B.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: